Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nga paraburgimi Kosovën për 17 vjetorin e pavarësisë. Urimin e ka bërë përmes fotografive me ish-Presidentin Hashim Thaçi, këngëtaret kosovare me famë botërore, Dua Lipa e Rita Ora, këngëtaren e ndjerë Nexhmije Pagarusha e veprimtarin e ndjerë, Adem Demaçi.

Veliaj ka thënë se kjo është një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara.

“Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike!”, ka shkruar Veliaj.

Related Posts