“Është vrarë, mos e kërkoni”, familjarët marrin mesazh tronditës për shqiptarin që u zhduk në Spanjë

Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur në Spanjë.
Dyshohet se atje, një i ri nga Shkodra është vrarë nga bandat e drogës.
30 vjeçari Miklovan Dakaj, thuhet se i humbi kontaktet me familjen qysh nga fillimi i majit.
Që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Mediat shqiptare raportojnë se familja e të riut ka marrë një lajmin e hidhur.
“Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”, i ka thënë familjes një person nga Durrësi.
Thuhet se personi që e pa herën e fundit ka qenë bashkëshortja e tij, me të cilën ai disa orë përpara se të zhdukej kanë shkuar në një qendër shëndetësore për ti bërë vaksinën fëmijës së tyre.
Pas këtij momenti ata janë ndarë dhe pasi nuk është lidhur ne telefon për disa orë me radhë, gruaja e tij ka bërë denoncim në policinë spanjolle.
Njëherazi në policinë e Shkodrës familjarët e tjerë kanë denoncuar zhdukjen e tij.
Familja kërkon zbardhjen e rastit dhe informacione rreth fatit të birit të tyre.
Miklovan Dakaj ka qenë I ndaluar në burg në Itali për 3 muaj dhe sipas të dhënave është i vetmi record kriminal që kishte, transmeton Klankosova.tv.