Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu e ka quajtur rrugaç ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, gjatë raportimit të këtij të fundit në Komision.

“Ti je rrugaç”, tha ajo teksa e ka gjuajtur me ujë në drejtim të ministrit.

Kjo situatë ka bërë që mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim të ndërpritet.

Krejt kjo erdhi pas akuzave që Ministrit Peci i bëri në drejtim të deputetes Musliu, raporton EO.

“Ti përfaqëson më gjuhen e përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thenë Peci.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles

Related Posts