Një aksident i rëndë mes dy kamionëve ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Itali, duke shkaktuar vdekjen e dy të rinjve.
Sipas mediave italiane, përplasja ndodhi rreth orës 06:45. Në këtë ngjarje, një person tjetër mbeti i lënduar rëndë dhe po merr trajtim mjekësor. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe policisë.
Pamjet nga aksidenti tregojnë dëme të mëdha materiale dhe situatën e rënduar të personave të përfshirë.