Fafa Resort & Spa nis super-ofertat e Festave të Nëntorit – luks, relaks dhe çmime që nuk përsëriten
Grand Blue Fafa Resort & Spa në Golem ka hapur zyrtarisht ofertat e veçanta për Festat e Nëntorit, duke sjellë një paketim të plotë pushimi që synon të tërheqë pushuesit që kërkojnë komoditet, relaks dhe shërbime premium me çmime të arsyeshme.
Resorti, i njohur për standardet e larta dhe ambientin modern në vijën e parë të detit në Durrës, vjen me paketa të dizajnuara posaçërisht për familje, çifte dhe grupe që duan të kalojnë fundjavën festive në një ambient të qetë dhe argëtues.
Paketa përfshijnë akomodim në dhoma Double Deluxe, qasje të plotë në qendrën SPA (pishinë e brendshme, xhakuzi, hammam, sauna, banjo avulli, dhomë relaksi me kripë, dush emocional), mbrëmje me muzikë live, aktivitete për fëmijë me miniclub, si dhe shërbime shtesë si late check-out, parkim dhe WiFi.
Për pushuesit që preferojnë qëndrime të plota, resorti ofron edhe opsionin Full Board, me mëngjes, drekë, darkë dhe pije gjatë vakteve, një paketë ideale për ata që kërkojnë komoditet maksimal pa u shqetësuar për asgjë.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të festojnë në një ambjent modern dhe relaksues buzë detit, Grand Blue Fafa mbetet një prej zgjedhjeve më të kërkuara të sezonit.
Për rezervime:
+355 69 708 6352 / +355 69 706 7501
Adresa: Golem, Durrës
Web: www.fafa.al
Email: grandbluefafa@fafa.al
























