Fairphone po përgatit modelin e ri të telefonit të tyre, Fairphone 6, i cili pritet të dalë në treg më 25 qershor. Sipas raportimeve të WinFuture, telefoni do të vijë në tre ngjyra: Horizon Black, Cloud White dhe Forest Green.

Modeli i ri ka një dizajn me kornizë të drejtë, ndryshe nga ajo e mëparshmja që ishte e rrumbullakosur, dhe një buton të verdhë të ndritshëm në anën e djathtë, i cili ende nuk dihet nëse do të jetë për volumin apo një funksion tjetër.

Ekrani do të ketë bezela më të holla dhe një “vrimë” për kamerën selfie.

Një tjetër veçori e rëndësishme është dizajni modular në pjesën e pasme, i ndarë në dy pjesë me ngjyra të ndryshme, që mund të ndryshohen nga përdoruesi.

Telefoni do të ketë kornizë dhe pjesë pasme prej plastike dhe do të ofrojë aksesorë të rinj si mbajtëse kartash dhe unazë për përdorim më të lehtë me një dorë.

Fairphone 6 do të ketë dy kamera në pjesën e pasme: një kamerë kryesore të gjerë dhe një ultra të gjerë.

Telefoni do të vijë me 8 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme dhe pritet të kushtojë rreth 549 euro.

Related Posts