Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur mbrëmjen e së martës para Teatrit Kombëtar të Kosovës për të nderuar kujtimin e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit nga Lipjani që vdiq në duart e Policisë së Kosovës.
Në heshtje, me qirinj të ndezur të pranishmit i dhanë zë dhe fytyrë dhimbjes së një familjeje dhe një shoqërie që kërkon përgjegjësi për dhunën policore
Agon Zejnullahu vdiq në duart e policëve të Kosovës të hënën në Lipjan. Tashmë ndaj policëve është caktuar masa e paraburgimit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.