Me pankarta dhe fotografi të viktimave, familjarët e viktimave dolën sot në një protestë të organizuar me moton “Marsh për engjujt” në qytetin e Koçanit, shkruan Gazeta Sinjali.
Protesta nisi nga parku i qytetit dhe vazhdoi përpara institucioneve si stacioni policor, prokuroria dhe gjykata. Aktiviteti filloi në orën 16:05, si një simbolikë për vonesën e institucioneve, dhe me një mesazh të fuqishëm për kërkimin e drejtësisë.
Një nga të afërmit e viktimave u shpreh se “nuk duhet të heshtet, por duhet të diskutohet, sepse heshtja na solli në tragjedi”.