Ferizaj: 18-vjeçari nuk ndalet në shenjën e policisë dhe shkakton aksident, godet një furrë buke

Një 18-vjeçar në Ferizaj ka shpërfillur urdhrin e policisë për t’u ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi, duke shkaktuar më pas një aksident trafiku. Ngjarja ka ndodhur më 14 mars 2025, rreth orës 13:28, kur njësia e komunikacionit rrugor i kishte dhënë shenjë ndalese një veture të tipit Mercedes me targa vendore në rrugën “Driton Islami”.

I dyshuari nuk është bindur urdhrit të policisë dhe ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi të madhe, derisa në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” ka humbur kontrollin dhe ka goditur objektin e një furre buke. Për pasojë, policia ka ndërhyrë menjëherë, duke e shoqëruar në stacionin policor dhe duke iniciuar rastin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Më shumë detaje mbi ngjarjen mund të lexoni më poshtë.

Related Posts