Ferizaj stinorin pranveror e ka nisur me fitore.

Ferizajasit kanë triumfuar në duel me Feronikelin ‘74, me rezultat 2-1, të hënën në ndeshjen e fundit të javës së 19-të në elitën e futbollit tonë.

Edon Sadriu (21’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar skuadrën nikoqire prej 1-0, derisa Betim Haxhimusa (40’) dyfishojë avantazhin e Ferizajt në 2-0.

Mysafirët ia dolën ta ngushtojnë epërsinë kur në minutën e 80-të gjetën golin përmes Arlind Malokut, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta evituar humbjen.

Me këtë fitore Ferizaj ngjitët në pozitën e shtatë me 23 pikë, kurse, Nikli mbetet e fundit me 10 sosh.

/GazetaSinjali/

The post Ferizaj e nis me fitore stinorin pranveror, mund Feronikelin ‘74 appeared first on Sinjali.

Related Posts