Me afrimin e festave të 7 dhe 8 Marsit, Ditës së Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas sektori i turizmit dhe hotelerisë në bregdetin shqiptar po prezanton oferta të dedikuara për pushime të shkurtra festive. Një nga propozimet më tërheqëse këtë sezon vjen nga resorti prestigjioz në zonën turistike të Golem, pranë qytetit të Durrës, FAFA RESORT & SPA një nga destinacionet më të frekuentuara në Shqipëri gjatë gjithë vitit.
Ofertat për datat 7 dhe 8 Mars synon të kombinojë relaksin, argëtimin dhe gastronominë në një ambient modern buzë detit. Programi përfshin muzikë live dhe performancë nga DJ, duke krijuar një atmosferë festive të përshtatshme si për çifte, ashtu edhe për grupe miqsh apo familjarë që kërkojnë të festojnë në një ambient elegant.
Pjesë e paketës është edhe një menu e përzgjedhur, e konceptuar për të ofruar një eksperiencë kulinare të balancuar mes kuzhinës tradicionale dhe asaj moderne, element që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në ofertat turistike sezonale në Fafa Resort & SPA.






















