Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin turistik Ubrique të provincës Cadiz në Spanjë, ku një burrë 57-vjeçar humbi jetën gjatë festivalit “Toro del Gayumbo”.
Ai u përpoq të shpëtonte duke u kapur pas hekurave të një dritareje, por u rrëzua dhe u godit disa herë nga demi i quajtur Mosquetero.
Viktima u transportua me urgjencë në qendrën shëndetësore më të afërt, por ndërroi jetë pak pas mbërritjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Autoritetet lokale shpallën një ditë zie dhe anuluan fishekzjarrët e mbrëmjes si shenjë respekti.
Banorët kanë reaguar me tronditje, ndërsa një pjesë e tyre kritikojnë mbajtjen e ngjarjeve të tilla që, sipas tyre, rrezikojnë jetën e njerëzve dhe kafshëve.
Ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në provinca të tjera spanjolle vitet e fundit, duke ngritur sërish debatin për sigurinë e festivaleve tradicionale me demat.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve për qetësi dhe respekt ndaj viktimës dhe familjes së tij.