Agjencia më e madhe turistike në Kosovë, Fibula Travel, është vlerësuar si Touroperatori më i mirë në Ballkan për vitin 2024 nga organizata prestigjioze BATI – Balkan Awards of Tourism Industry 2024.

Me një përvojë 25-vjeçare në industrinë e turizmit, Fibula Travel ka sjellë vazhdimisht risi dhe destinacione të reja për klientët e saj. Ky çmim thekson përkushtimin e kompanisë për të ofruar pushime cilësore dhe shërbime të shkëlqyera.

Në një njoftim për publikun, Fibula deklaroi:

“Ky çmim ka rëndësi të madhe për kompaninë tonë! Pushimet 2024 janë Pushimet FIBULA! Ju faleminderit për përkrahje!”

Fibula Travel Kosova, tashmë e njohur si lider në industrinë e turizmit, vazhdon të jetë një zgjedhje e preferuar për pushime të paharrueshme.

Related Posts