Mundo Deportivo raporton se FIFA është duke punuar që të bëjë disa ndryshime të mëdha në futboll.
Shtëpia më e madhe e futbollit në botë dëshiron të bëjë sa më atraktiv futbollin dhe kjo gjë mund të ndodhë shumë shpejtë.
Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll, FIFA planifikon që të bëjë së paku pesë ndryshime në rregullat e futbollit.
Rregullat e reja në sportin më të ndjekur në botë mund të jenë si më poshtë:
–30 minuta do të zgjaste një pjesë
-Koha në ndeshje ndalet në momentin që topi del jashtë vijave të fushës
-Zëvendësime të panumërta
-Rivëniet anësore të ekzekutohen me këmbë (aktualisht janë më duar)
-Pesë minuta përjashtim nga loja në momentin që një lojtar pranon kartonë të verdhë.