Inter dhe PSG do të përballen me 31 maj, në ndeshjen e vlefshme për finalen e Champions League.

UEFA ka vendosur që në këtë takim të arbitrojë gjyqtari rumun, Istvan Kovacs.

Vlen të theksohet se 40-vjeçari arbitron që nga viti 2010. Në vitin 2021 ai arbitroi finalen e Ligës së Konferencës Roma-Feyenoord.

Kujtojmë se ndeshja Inter-PSG do të luhet në Gjermani.

 

 

Related Posts