Gjigantët katalanas, Barcelona po vazhdojnë kërkimin e tyre për një zëvendësim për Robert Leëandoëskin, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme.

Një nga emrat e përfolur si një pasardhës i mundshëm është sulmuesi nga Kosova i Hoffenheim, Fisnik Asllani.

Vetë Asllani komentoi mbi interesin nga gjiganti spanjoll, duke thënë se kjo e bën të ndihet krenar.

“Sigurisht, dëgjoj dhe lexoj gjëra të tilla. Është një nder dhe ndihem pak krenar për këtë, por jam i përqendruar te Hoffenheimi. Te ndeshjet, javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund. Çdo gjë do të ketë kohën e vet”.

Këtë sezon, Asllani ka luajtur 14 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë tre asiste. Sipas Transfermarkt, lojtari vlerësohet në 18 milionë euro.

Related Posts