Dje ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Kosova ka blerë fluturake pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, pagesa e të cilave është kryer në vitin 2021.
Maqedonci ka publikuar një fotografi të kësaj fluturake.
Fluturaket RQ-20 Puma lëshohen me dorë e më pas kontrollohen nga toka.