Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda në konferencën e mbajtur këtë të diel, foli për ndeshjen e së hënës mes Kosovës dhe Suedisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Foda tha se “Dardanët” do të kenë paraqitje tjetër ndaj Suedisë, përkundër asaj që kishin të premten në Bazel ndaj Zvicrës.

I njëjti tha se do të bëjnë çmos që ndeshjen e nesërme ta fitojnë, pavarësisht se Suedia, sipas tij, është favorite.

“Suedia ka shumë lojtarë të mirë, sidomos në sulm. Do t’i shikojmë të gjitha skenaret e mundshme. Është e qartë se Suedia është favorite. Por ne duhet të bëjmë një paraqitje tjetër, jo sikur ndaj Zvicrës. Do bëjmë çmos për të fituar këtë ndeshje”, deklaroi Foda.

Related Posts