“Nuk do të jetë problem. Ekipi ka luajtur shumë mirë në Rumani. Më e rëndësishmja është që ne jemi rigjeneruar. Kemi mbërritur shumë vonë në vend dhe tani po përgatitemi për lojën e ardhshme. Edhe pas ngjarjes së fundit në Rumani, prapë se prapë ekipi ka vetëbesim. Kemi treguar lojë të mirë në Rumani. Kemi treguar lojë të mirë në sulm e në mbrojtje. Do të përgatitemi tani për lojën e ardhshme ndaj Lituanisë. E kemi edhe mbështetjen e publikut pasi jemi vend mikpritës…Mungojnë Amir Rrahmani e Lumbardh Dellova. Këta dy lojtarë janë ndëshkuar me kartonë të verdhë dhe nuk do të jenë të gatshëm për lojën e radhës ndaj Lituanisë. Kemi opsione të mjaftueshme. Kemi Alitin, Hotin, Krasniqin si dhe mundësi të tjera. Lituania është ekip që luan ndryshe nga ekipet e tjera. E ka një mënyrë shumë interesante të lojës. Shumë fleksibile sa i përket lojës në mbrojtje e sulm. Luan mirë me topa të gjatë. Por për ne është e rëndësishme ta kemi topin dhe t’i shfrytëzojmë mundësitë. Duhet të paraqitemi sa më mirë.Për ne vendimi i UEFA-s nuk çon peshë. Në futboll nuk ka çfarë të kërkoj racizmi në asnjë fazë të lojës dhe nuk do të tolerojmë në të ardhmen përfundime tjera. Jemi të vendosur. Këtë vendim e kemi marrë të gjithë së bashku.Për ne s’ka rëndësi se çfarë vendimi merr UEFA. Ne duhet ta mbrojmë identitetin e Kosovës.Lituania e ka një ekip mjaftë kompakt. E kam përcjell lojën e Lituanisë në Rumani. Edhe pse nuk ka marrë pikë nga ajo lojë, ka luajtur shumë mirë. Luan mirë në kundërsulme. E rëndësishme është që të dalim përtej limiteve tona dhe të japim 100 për qind të cilësive tona. Duhet ta kemi pasionin dhe energjinë sikur që e kishim me Rumaninë. Lituania e ka një ekip mjaftë kompakt. E kam përcjell lojën e Lituanisë në Rumani. Edhe pse nuk ka marrë pikë nga ajo lojë, ka luajtur shumë mirë. Luan mirë në kundërsulme. E rëndësishme është që të dalim përtej limiteve tona dhe të japim 100 për qind të cilësive tona. Duhet ta kemi pasionin dhe energjinë sikur që e kishim me Rumaninë”.
Check latest article from this author !

Seriali politik vazhdon: Seanca dështon përsëri
August 20, 2025
Related Posts
Të fundit
Seriali politik vazhdon: Seanca dështon përsëri
August 20, 2025
Limaj: Vetëvendosje duhet të gjeje rrugë për
August 20, 2025
Bajrami përmend dy mënyra për zgjidhjen e
August 20, 2025