Përzgjedhësi Franco Foda ka publikuar formacionin e Kosovës për ndeshjen ndaj Islandës.
Kosova sot luan në “Fadil Vokrri” me shpresën për një kalim në Ligën të Ligës së Konferencës.
“Dardanët” duhet të marrin dy fitore përball kundërshtarit të tyre, Isalndës.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, teksa pak para fillimit të ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Foda ka zgjedhur të luaj me Muriqin në sulm, ndërsa për shkak të lëndimit të Zhegrovës në krah do të luaj Ermal Krasniqi.
Sulmi do të ndihmohet edhe nga Rashica e Rrudhani, kurse mesfusha udhëhiqet nga Rexhbeçaj e Berisha.
Kapiteni Amir Rrahmani siguron mbrojtjen me Dellovën, ndërsa në krah ndodhen Vojvoda e Paqarada.
Porta mbetet e pa prekur me Arijanet Muriç.