Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë goditur dhe vrarë Jamshid Eshaqim, komandantin e Drejtorisë së Naftës të Forcave të Armatosura të Iranit. Goditja ndodhi më herët gjatë javës, sipas njoftimit të ushtrisë, dhe u krye bazuar në informacion të marrë nga Drejtoria e Inteligjencës e IDF.
“Drejtoria e Naftës përbën një pjesë thelbësore të forcave të armatosura të regjimit, duke mundësuar vazhdimin e aktiviteteve të tyre dhe rritjen ushtarake përmes fitimeve nga shitja e naftës”, tha IDF.
Sipas ushtrisë izraelite, Eshaqi udhëhoqi krahun financiar të forcave të regjimit dhe industrinë ushtarake përgjegjëse për prodhimin e raketave balistike dhe mekanizmat e shtypjes së regjimit. Përveç kësaj, ai ka alokuar fonde për financimin e përfaqësuesve terroristë të Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme, më së shumti organizatën terroriste Hezbollah dhe Houthit.
Ushtria izraelite shtoi se, për vite me radhë, Gardat Revolucionare Islamike të Iranit dhe forcat e tjera ushtarake janë financuar nga të ardhura të mëdha nga shitja e naftës që shmangin sanksionet ndërkombëtare. Për të menaxhuar këto të ardhura, Irani krijoi drejtori të dedikuara, duke bërë që të ardhurat nga nafta të jenë një burim kyç për forcimin e fuqisë së Republikës Islamike dhe për financimin e aktivitetit terrorist në mbarë botën.





















