Policia ka njoftuar se një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e emergjencës. Rasti ka ndodhur në fshatin Dugajevë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha  se rasti është raportuar rreth orës 11:42 nga Emergjenca.

“Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka ardhur pa shenja jete”, deklaroi Gashi.

 

Ai bëri të ditur se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka njoftuar menjëherë Prokurorinë për rastin.

Related Posts