Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Pejë, ku një foshnje e porsalindur është sjellë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të këtij qyteti.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima  dyshohet se ka lindur në një automjet gjatë rrugës për në spital, pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, përcjell Rilindjashqiptare.

Pasi është pranuar në spital, nënës i është ofruar menjëherë trajtim mjekësor, për shkak të gjendjes së rënduar në të cilën ndodhej. Fatkeqësisht, foshnja ishte pa shenja jete në momentin e mbërritjes në spital, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Policia ka konfirmuar se është në kontakt me stafin mjekësor dhe me prokurorinë për të ndjekur procedurat ligjore të rastit.

Related Posts