Një 31 vjeçare ka vdekur dje në orët e pasdites në njësinë e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar shefi i Intensives Qendrore, Shaqir Uka.

Uka ka thënë se e ndjera ishte sjellë më 20 gusht pasi i ishin shfaqur probleme në fund të shtatzënisë.

“E ndjera është sjellë me 20 gusht pas problemeve që i janë shfaq në fund të shtatzënisë, pasi ka pasur problem me zemër është sjellë menjëherë në MIQ, ku i janë bërë të gjitha analizat dhe ekzaminimet mirëpo edhe përkundër përkujdesit të stafit e ndjera dje në orët e pasdites ka ndërruar jetë”, ka thënë Uka.

Po ashtu e njëjta kishte humbur edhe foshnjën vetëm disa ditë pas lindjes.

Related Posts