Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, sot paraqitet në konferencë për media.
Foda nga ora 12:00 sot flet para mediave në hotelin “Emerald”.
Përzgjedhësi i “dardanëve” të premtën publikoi listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Sllovakisë.
Kujtojmë se Kosova të enjtën luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.





















