Ashtu siç e patëm paralajmëruar në start të spektaklit Ferma VIP 2, mbrëmja e sotme do të ishte vërtetë emocionuese.
Rrëfimi dramatik i jetës së Frederik Ndocit, artistit dhe këngëtarit të madh shqiptar sot pjesë e Fermës, sollën lot trishtimi.
Riku në një klip rrëfeu dramën e tij të jetës nga nisja e karrierës, te persekutimi, më pas te prishja e familjes së parë e deri te jeta e sotme, ku ai është i martuar ka dhe katër fëmijë, dy me gruan e parë dhe dy me gruan aktuale, si dhe është bërë gjysh disa herë.
“Kur nisa karrierën në film, njoha atë që do të bëhej gruaja e parë, Dëshirën. Në emër të saj shkoi një letër në Komunitet ku thuhej është armik. Më çuan nga këtu në Macukull. Kur shkova në shtëpi ajo më tha ke qenë në burg, unë i thashë në burg më çove ti. Pastaj ajo erdhi në shtëpinë time, ku erdhën më pas në jetë dy vajza. Ikëm në Itali, dramë më vete, nuk morëm vjazën e vogël Klean, ne të tre kaluam nga Sllovenia nëpër mal. Qaja, sepse kisha lënë Shqipërinë. Pata një bum të jashtëzakonshëm në Itali, mu desh të lija Italinë, pata ofertë në SHBA, me Parashqivinë pata një bashkëpunim të bukur. Pas një viti ndodhi që u prish familja, edhe pse ishte me dy vajza, njëra 13 dhe tjetra 5 vjeç, u desh me lënë shtëpinë. Pas 5 vitesh nuk isha në gjendje të bëja asgjë, nuk shihja vajzat. U martova pastaj, vajzat nuk e donin, e vogla më fliste e madhja më rrallë. Tani jam i martuar me Alisën dhe me dy fëmijë të tjerë. Patëm një njohje më të shpejtë, dhe doli Mariluja, pastaj erdhi Nikoloja. Alisa është e zgjuar, te ajo gjen gjithçka, nëse do i njihja para 30 vitesh sot do isha multimilioner. Jeta është asgjë nëse ti e merr për gjatë. Nëse e merr për njerëzit që të kanë nduihmuar është miliona vjet”, tregoi Riku në dramën e jetës së tij.
Megjithatë ashtu si çdo Prime, pas mërisë vjen gjithmonë gëzimi, për Rikun pati një surprizë fantastike. AGAI e surprizoi duke i sjellë në skenën e Ferma VIP 2 një abshkëpuntoren e tij të hershme Mykadez Çangën, me të cilën ai ka performuar në vitet e para në skenë.
Pjesë nga biseda:
Luana: Frederik sonte për ty ka ardhur një kolege. Në fakt ti dhe ajo keni kënduar kur ishit fëmijë.
Frderiku: Myfarete Laze kemi kënduar 2-3 herë si fëmijë, Irma Libohova po ashtu, Ardit Gjebrea po ashtu.
Luana: Do ta prezantoj si në festival. Zonja dhe zotërinj mirëpresim Mykadez Çanga.
Frederiku: Mykadezi është një shoqe për një jetë të gjatë.