Në Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë të Komandës së Logjistikës u realizua kursi “Medik Luftarak/Cobat Medik” për pjesëtarët e Regjimentit të parë të Komandës së Forcave Tokësore.

Realizimi i këtij kursi u bë në bazë të standardeve të NATO-s, me qëllim të përgatitjes së personelit ushtarak me njohuri dhe shkathtësi bazike dhe të avancuara mjekësore për të ofruar kujdes urgjent dhe efektiv në fushëbetejë.

“Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin edhe zëvendëskomandanti i Logjistikës, kolonel Mehmet Lladrovci, komandanti i Regjimentit të Mjekësisë Dr. kolonel Xhevdet Tahiraj si dhe komandanti i Regjimentit të parë të KFT-së, nënkolonel Arben Abdyli. Në fjalën e tij kolonel Lladrovci theksoi se trajnime të tilla synojnë ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve operacionale, avancimin drejt anëtarësimit në NATO dhe forcimin e gatishmërisë për mbështetjen e operacioneve të paqes kudo që kërkohet.”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

spitalor.

Related Posts