Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses “Kursin Bazik për Xhenier Luftarak”, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve në këtë fushë të rëndësishme ushtarake.

Kursi është realizuar nën udhëheqjen e instruktorëve të Regjimentit të Xhenios së Gardës Kombëtare, me mbështetje të instruktorëve nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Komanda e Forcave Tokësore.

Gjatë trajnimit, kursantët janë aftësuar në një sërë shkathtësish themelore të Xhenios Luftarake, përfshirë ndërtimin e fortifikimeve fushore dhe urbane, kalimin e pengesave ujore, përdorimin e eksplozivëve për çarje pengesash dhe manovrimin në terrene të minuara.

FSK thekson se qëllimi i këtij kursi ishte rritja e kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve në fushëbetejë dhe përgatitja e tyre për sfida konkrete në operacione luftarake dhe misione ushtarake.

Ky kurs vjen si pjesë e strategjisë së vazhdueshme për profesionalizimin dhe përforcimin e njësive të specializuara brenda FSK-së.

Related Posts