Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se fundjava që po vjen do të jetë shumë e nxehtë, me temperatura që mund të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.

Sipas IHK-së, të shtunën do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 34 gradë.

Edhe të dielën parashikohet mot me diell, por me vranësira të pjesshme. Temperaturat do të jenë të ngjashme me ato të së shtunës – minimale nga 10 deri në 15 gradë, dhe maksimale deri në 34 gradë Celsius.

IHK gjithashtu njofton se indeksi i rrezeve ultravjollcë (UV) mbetet shumë i lartë.

Për këtë arsye, qytetarët këshillohen të ndjekin rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për mbrojtje nga dielli.

Related Posts