Temperaturat e ngrohta dhe moti i kthjellët i kësaj fundjave kanë sjellë një numër të lartë qytetarësh dhe vizitorësh në vijën bregdetare të Durrësit. Shëtitorja buzë detit dhe zona e plazhit janë kthyer në hapësirat më të frekuentuara, ku dhjetëra njerëz kanë zgjedhur të kalojnë disa orë relaksi, duke shijuar diellin, ajrin e pastër dhe qetësinë që ofron bregdeti në këtë periudhë para nisjes së sezonit turistik.

Vendas dhe turistë të huaj kanë përfituar nga moti i favorshëm për shëtitje përgjatë bregdetit, për të marrë rreze dielli në rërë apo edhe për t’u larë në det, raporton RTSH.

 

Vij nga Zvicra. Është hera e parë që vij në Durrës. Më pëlqen shumë, është shumë bukur dhe qetë. Ushqimi është shumë i mirë dhe klima gjithashtu. Do të qëndroj një javë këtu dhe besoj se do të rikthehem sërish.

 

Me ngrohjen e motit bregdeti i Durrësit kthehet gradualisht në një nga destinacionet më të preferuara për fundjavë, duke sjellë gjallëri në zonën turistike dhe duke dhënë sinjale pozitive për sezonin veror.

Related Posts