Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në afërsi të marketit të qendrës tregtare “Albi Mall”, ku pati edhe të shtëna me armë dhe për pasojë një person mbeti i plagosur. Cak i sulmit ishte një furgon që transportonte para.

Sinjali ka mësuar se dyshohet se njëri nga grabitësit që ia mësyu furgonit ka mbetur i plagosur dhe i njëjti u dërgua në Emergjencë për trajtim mjekësor.

Bazuar në pamjet e publikuara, shihet se furgoni i kompanisë ‘Besa Security’ ishte sot cak i grabitësve dhe kjo nuk është hera e parë.

Nga Policia e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë me dije se janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjestarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.”

Kujtojmë se dy grabitje të armatosura kanë ndodhur brenda vitit 2021 gjatë transportimit të parave nga kompania “Besa Security”.

Related Posts