Me datat 31 maj dhe 1 qershor, në kuadër të kalendarit zyrtar të garave të Federatës së Volejbollit të Kosovës, u mbajt Kampionati i Kosovës në Beach Volley për grupmoshën U22. Aktiviteti u zhvillua në atmosferë entuziaste dhe konkurruese, ku në kategorinë e femrave morën pjesë 10 ekipe nga e gjithë Kosova.

Ndeshjet u zhvilluan me sistem eliminimi të dyfishtë, duke sjellë gjithsej 16 përballje emocionuese. Në fund, pa asnjë humbje gjatë gjithë turneut, titullin e kampioneve e fituan me plot meritë dyshja e klubit nga Fushë Kosova  Sibora Gashani dhe Jona Krasniqi.

Medaljet dhe kupa u dorëzuan nga përfaqësuesit zyrtarë të FVK-së, duke kurorëzuar suksesin e vajzave që po shkëlqejnë edhe jashtë parketit tradicional. Ky është një tjetër trofe që i shtohet historikut të sukseseve të klubit nga Fushë Kosova, i cili vazhdon të jetë një nga promotorët kryesorë të volejbollit në vend.

Sibora dhe Jona, tashmë ambasadore të denja të qytetit të tyre, do të kenë mundësinë të përfaqësojnë Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Related Posts