Grimi është pjesë e rutinës së përditshme të shumë vajzave e ndodh shpesh që këto të fundit të bien në përsëritje duke bërë që tualeti i njëjtë për muaj a vite me rradhë t’i rrisë në moshë e t’i bëjë të duken më të vjetra. Për të rigajllëruar pak pamjen e lëkura juaj të duket më e freksët shmangni gabimet e mëposhtme.
Gabimet me kremin pudër
Pudrat mat dhe kompakte kanë tendencën ta bëjnë lëkurën të duket më e tradhë dhe pa shkëlqim. Në vend të tyre zgjidhni fondatinat likuide dhe pudrat pluhur për t’i dhënë pamjes suaj një shkëlqim të shëndetshëm dhe rinor. Mos harroni asnjëherë të lyheni mjaftueshëm me krem hidratant.
Gabimet me bronzerin (blush-in)
Blushi (pudrat rozë për mollëzat) apo bronzeri nuk rekomandohen për pjesën e parë të ditës pasi grimi mund të jetë shumë i rënduar. Megjithatë kjo zgjedhje është në dorën tuaj, por ajo që duhet të bëni është të siguroheni që pudrat për mollëzat të jenë sa më afër natyrales dhe larg ngjyrave të tokës si ato kafe . Nuancat e trëndafilit apo pjeshkës do t’i rrijnë mirë çdo fytyre pavarsisht tonalitetit.
Nuk hiqni dorë nga peneli zi
Ju mbahet mend hera e fundit kur keni blere nje laps sysh që nuk është në ngjyrë të zezë? Nëse ju luani me ngjyrat me të cilat lyeni syte e sigurtë që pamja juaj do të duket me e freskët dhe sytë më të gjallë.
Aplikimi i rimelit
Dëshira për të patur qerpikë të gjatë dhe të dendur bën që vajzat të aplikojnë më shumë se 2 apo 3 shtresa rimeli mbi qerpikë duke i rënduar ata dhe duke i dhënë aspak një pamje të këndshme. Sa më pranë natyrales aq më bukur !
Vetullat
Nëse forma e vetullës nuk ju pëlqen dhe shpëtim gjeni tek lapsi, duhet të dini që ngjyra e këtij të fundit të përputhet jo vetem me ngjyrën e vetullave por dhe tonalitetit të lëkurës. Nëse ju jeni bjonde mos synoni të arrini vetullat e trasha dhe të errëta pasi nuk përputhet me tiparet natyrale tuajat. Mos devijoni shumë nga forma e vetullave duke i zgjatur apo duke i bërë me shumë cep. Do të dalloheni 1 km larg qe keni lyer vetullat me laps