Si bartës i listës, Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 1,126 Vota.
Kandidati i dytë në listë për asamble nga radhët e PDK-së është Fisnik Suma me 88 vota.
Në anën tjetër, kandidati për asamble nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, me më së shumti vota është Armend Begu me 569 vota. E dyta renditet Erseka Barani me 44 vota.
Ndryshe, tashmë në faqen e KQZ-së janë të qasshme rezultatet nga Qendrat Komunale të numërimit nga të gjitha komunat.