Astrit Gashi ka thënë se nëse është insistues Albin Kurti do ta zgjedh “kënd të donë” kryetar të Kuvendit.
Ai këtë e ka thënë në “Debat Plus” duke aluduar se ish partitë opozitare brenda ditës kishin ndërruar qëndrimet e veta.
Gashi tutje ka thënë se problemi në krejt këtë situatë është Lëvizja Vetëvendosje.
“Këta të Vetëvendosjes, janë ata që në njëfarë forme e kanë bllokuar procesin”.
“Nëse ky duron[Kurti], pra, ky ka me kry me opozitën. Po pse ka me kry me këtë opozitë është se kjo opozitë… por unë po them po ashtu se edhe opozita janë problem. Janë problem sepse nuk e kanë guximin e mjaftueshëm me i qendru deri në fund asaj që e mendojnë”, ka thënë ai.