Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Halil Geci, në një postim në Facebook ka thënë se Lumir Abdixhiku është njeri i Isa Mustafës, teksa hedh kritika për emërimin e Mustafës si kryetar nderi.
Geci gjithashtu kritikon Abdixhikun, duke thënë se është i zhgënjyer që Abidxihku mori vendim që mos ta përkrahë Vjosa Osmanin për presidente, duke thënë se ajo i përket frymës së Rugovizmit.
Ai e ka paralajmëruar Abdixhikun se nuk do ta fitojë asnjë komunë në zgjedhjet lokale në vjeshtë të këtij viti.
Postimi i plotë:
LDK në vend se të gjej shkaqet e humbjes dhe të merret me riparimet e tyre shkaqeve ajo e zgjodhi të kunderten,e zgjodhi Lumin e vogel të shpiunit Isë në krye të partisë dhe pastaj krejt normale kur Lumi e emëroi kryetar nderi atë që ja luajti nënën LDK-s dhe Kosovës.
Kjo ka qenë krejt e natyrshme kur sherbimi e gradon spiunin e vet me grada nderi,për punen e pa kërsyer që për 10 vite rresht Isa nuk i solli fitore asnjëherë partisë,dhe as Kosovës,përkundrazi Lumi i vogel i Ises ja kaloj mësuesit Isë,duke i larguar nga skena politike nacionalistet dhe ndërtusit e LDK-s dhe të Shtetit.
Lumi i vogel posa e mori fronin na zhgënjev neve mbështetsve të Rugovizmit, menduam se Lumi do e mbeshtet kolegen e tij Rugovisten Vjosa Osmanin për presidente, dhe menduam që pas një kohe ti hapet rruga Vjoses e cila u perjashtua u ndjek dhe u linqua nga LDK-ja pa dashjen e saj,dhe ne menduam se Lumi i vogël do e krijon mundësinë që Vjosa dhe mbeshtetsit e Rugovizmit të kthehen se bashku me listen e saj në LDK që ta bëjmë partinë e parë me mbi 500 mi votusit e ikur nga kjo këste e kapur politike.
Por si duket Lumi po na kerkon mejdanin,duke menduar se aj dhe ata,kinse neve i kemi 14 ulse kurse Vjosa 7.
Nese Lumi mendon kështu ani Lumë ani mendo se do tua tregojm qefin në zgjedhje lokale ty Lum Enverit dhe Vuqiqit.