Dy prej emrave më të njohur të muzikës dhe televizionit shqiptar, Genta Ismajli dhe Luana Vjollca, po përgatisin një surprizë të madhe për fansat e tyre – një bashkëpunim muzikor që pritet të ndezë skenën verore.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë artistet përmes rrjeteve sociale, ku kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram disa pamje nga prapaskenat e klipit.
Në fotografitë që tashmë po qarkullojnë gjerësisht, Genta dhe Luana shfaqen me bikini të kuqe, duke ekspozuar linjat e tyre trupore dhe një energji femërore të fuqishme.

Megjithëse ende nuk është zbuluar data e publikimit të projektit të përbashkët, fansat kanë nisur të spekulojnë se ky do të jetë një nga hitet më të nxehta të verës.
Ky projekt gjithashtu shënon rikthimin e shumëpritur të Genta Ismajlit në skenën muzikore, pasi prej disa vitesh ajo kishte qëndruar larg projektëve të reja, duke iu përkushtuar më shumë jetës familjare.

Nga ana tjetër, Luana Vjollca vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar, me projekte që shpesh bëjnë bujë, si në muzikë, ashtu edhe në ekranin televiziv.
Të dyja artistet duken më të sigurta se kurrë në këtë bashkëpunim, i cili sipas zërave të afërt me projektin, do të sjellë një këngë me ritme verore, klip dinamik dhe një dozë të lartë sensualiteti. Fansat tashmë mezi presin publikimin zyrtar.