Këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në rrjetet sociale. Në një video të publikuar nga ajo, vërehet një ndryshim në pamjen e saj, çka ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.
Disa fansa e kanë komplimentuar për freskinë e saj, ndërsa të tjerë kanë vënë në dukje ndryshimet në fytyrën e këngëtares. Genta, e njohur për stilin e saj unik dhe energjinë skenike, vazhdon të jetë një prej figurave më të dashura të muzikës shqiptare.
A është ky një ndryshim i qëllimshëm apo thjesht efekt i filtrave? Si ju duket pamja e re e Gentës?