Georgina tregon se sa shumë mund të ndryshojë jeta në 10 vjet: Nga shitëse në ikonë të modës ‘Gucci’
Georgina Rodriguez ndau një sërë fotosh në profilin e saj në Instagram, përfshirë një të 10 viteve më parë kur punonte si asistente shitjesh në një dyqan, ‘Gucci’.
Në këtë mënyrë, modelja kujtoi fillimet e saj modeste, duke thënë se nuk harron kurrë se nga ka filluar.
Sot, ajo bashkëpunon me krenari me këtë markë prestigjioze mode dhe i vesh me kënaqësi krijimet e tyre në evente të rëndësishme.
Jo shumë kohë më parë, në vitin 2016, ajo po punonte në dyqanin ‘Gucci’ në Madrid kur i famshmi Cristiano Ronaldo hyri brenda.
Ky takim i papritur ua ndryshoi jetën përgjithmonë.
Që nga momenti kur u takuan, Georgina është rritur në shumë më tepër se sa thjesht partnerja e njërit prej futbollistëve më të famshëm në botë.
Ajo është një nënë e përkushtuar ndaj fëmijëve të tyre, një modele e suksesshme dhe një personalitet me ndikim të madh në rrjetet sociale si dhe ylli i serialit të Netflix, “I Am Georgina”.
Gjatë gjithë viteve, ishte mbështetja e fortë emocionale e Cristianos.
























