Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas seancës së sotme duke e quajtur një tjetër dëshmi të bllokimit të qëllimshëm nga opozita për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Edhe sot ishim dëshmitarë të një kandidati tjetër, një bllokimi tjetër dhe një dështimi tjetër për konstituimin e Kuvendit,” tha ajo.

Sipas Gërvallës, problemi nuk qëndron te emrat e propozuar, por te mungesa e gatishmërisë së opozitës për të lejuar funksionalizimin e institucioneve. Ajo theksoi se “opozita nuk mund të na tregojë kë të propozojmë, ne zgjedhim kandidatin që mendojmë se e drejton më së miri këtë institucion.”

“Edhe sot ishin dëshmitarë që përsëri edhe një kandidat, edhe një bllokim, edhe një dështim për konstituim të Kuvendit. Bllokimi nuk lidhet me emra të përveçëm, por me mosgatishmërinë e opozitës për të shkuar në konstituimin e Kuvendit, të qeverisë dhe të punëve të shumta që kemi përpara. Frika e opozitës nga qeveria Kurti 3 është shfaqur hapur gjatë shumë muajve të fundit dhe nuk ka më asnjë arsyetim i cili mund t’i bind qytetarët që qenka çështja për emra të përveçëm. Jo vetëm në futboll, por edhe në sfera të tjera nuk e përcakton kundërshtari se kë të propozojmë, ne propozojmë kandidatin që mendojmë që drejton më së miri këtë institucion. Nuk jemi në katalog ku opozita zgjedh ‘ky më pëlqen, ky jo’.”

Related Posts