Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, deklaroi se nuk ka pritje konkrete nga vendimi i gjykatës në procesin ndaj krerëve të UÇK-së, por shprehu shqetësim për kohën e gjatë që ata kanë qëndruar në paraburgim, duke theksuar se vendimi i përfundimtar i takon gjykatës.
“Nuk kam asnjë mendim dhe asnjë pritje nga Gjykata. Ajo duhet ta përfundojë procesin. Tepër gjatë janë mbajtur të akuzuarit në paraburgim shtrohet pyetja pse kaq gjatë. Mirëpo, nuk më takon mua në këtë fazë të jap as rekomandime apo udhëzime gjykatës së votuar nga Kuvendi i Kosovës se çfarë duhet të bëjnë në këtë fazë”, tha ajo.





















