Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla, ka mohuar kategorikisht se ka pasur ndonjë lidhje me Gjykatën Speciale në Hagë, pas akuzave publike që e përshkruajnë si dëshmitare apo bashkëpunëtore.
“Emrat dhe kontributi në luftë nuk e arsyetojnë asnjë gabim gjatë kohës së lirisë. Është bërë bozë kjo temë,” tha Gërvalla, duke shtuar se do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj kujtdo që pretendon se ajo ka dhënë dëshmi apo ka bashkëpunuar me Gjykatën.
Ajo theksoi se nuk ka pasur as kontakt, as dëshmi, as ftesë lidhur me Hagën, duke i paralajmëruar kritikët që ta matin mirë fjalën kur e quajnë “anti-UÇK”: