Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka hedhur sërish kritika në drejtim të opozitës, duke e konsideruar atë përgjegjëse për ecurinë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Para hyrjes në ndërtesën e Kuvendit, Gërvalla nuk pranoi të zbulojë nëse Lëvizja Vetëvendosje i ka siguruar votat për përfundimin e konstituimit, duke theksuar se tashmë gjithçka është në dorën e partive opozitare.

“Ne sot e kemi edhe vazhdimin e seancës, do të shohim sa do të jetë në gjendje opozita të ndjekë procedurën”, tha ajo.

Sipas saj, vetëm nëse opozita vendos të mos e bllokojë procesin, seanca mund të ecë përpara.

“Nëse opozita është gati sot të mos bllokojë, vazhdojmë me procedurat e përpara”, theksoi Gërvalla.

Related Posts