Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për ta përfaqësuar Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e ka bërë të ditur MPJD përmes një komunikate për media.

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot, më 21 tetor 2025, në orën 10:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (16:00 në Kosovë),” thuhet në komunikatë.

Në njoftim theksohet se Gërvalla do të raportojë për punën e institucioneve të Kosovës, për rezultatet, sfidat dhe prioritetet e reformave gjithëpërfshirëse, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, performancës ekonomike dhe fuqizimit institucional.

Related Posts