Të paktën gjashtë persona janë arrestuar në mesnatën e së shtunës në Gjakovë, nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje fizike.

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e therjes me thikë, ka njoftuar Policia të dielën.

Viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

Rasti ka ndodhur në një lokal në rrugën “Gasper Karaqi”.

Në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Related Posts