Braktisja e fëmijëve mbetet një problem shqetësues. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga muaji janar deri në tetor janë braktisur gjithsej 22 fëmijë. Kjo shifër u rrit edhe më tej gjatë muajit nëntor, kur u regjistruan katër raste të reja të braktisjes së fëmijëve.
Dy nga këto raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në Rahovec dhe një tjetër në Fushë-Kosovë. Këto statistika tregojnë se fenomeni vazhdon të jetë i pranishëm në disa qytete të vendit dhe kërkon vëmendje të shtuar nga institucionet dhe shoqëria në përgjithësi.
























