Skanimet rutinë të syve të kryera nga optikët mund të parashikojnë nëse dikush do të pësojë goditje në tru ose atak në zemër, ka treguar një studim.

Fotot e retinës të bëra në optikët e “High Street” janë analizuar nga inteligjenca artificiale për shenja të problemeve kardiovaskulare. Një studim me 1,200 persona tregon se programi i inteligjencës artificiale mund të parashikojë me saktësi 70% nëse ai pjesëmarrës do të kishte një atak në zemër apo goditje në tru në dekadën e ardhshme.

Studiuesit thonë se njerëzit në rrezik mund të referohen te mjeku i tyre i përgjithshëm, i cili mund të përshkruajë tableta për tensionin e gjakut ose statina për të ulur kolesterolin.

Autorja Ify Mordi, një kardiologe konsulente dhe bashkëpunëtore e kërkimit e “Fondacionit Britanik të Zemrës” në Universitetin “Dundee”, tha: “Mund të jetë e habitshme, por sytë janë një dritare për zemrën.

“Nëse ka dëmtim ose ngushtim të enëve të gjakut në pjesën e prapme të syrit, ka një shans të mirë që kjo të shihet edhe në enët e gjakut më thellë brenda trupit, duke furnizuar zemrën, gjë që mund të çojë në një atak në zemër ose goditje në tru.”

Fotografitë e retinës bëhen rregullisht gjatë takimeve me okulistët për të kontrolluar pjesën e pasme të syrit për gjendje të caktuara.

Mjeti i inteligjencës artificiale u trajnua në 4,200 imazhe skanimi dhe u testua duke parë imazhet e 1,200 pjesëmarrësve në studim me diabet të tipit 2. Kjo për shkak se diabetikët zakonisht bëjnë teste rutinë të syve për të kontrolluar retinopatinë diabetike, një gjendje ku nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë sheqerin në gjak në retinë.

Teknologjia u trajnua për të kërkuar shenja paralajmëruese në imazhe, të tilla si ngushtimi ose bllokimi i enëve të gjakut. Më pas iu lejua të përdorte ‘mësimin e thellë’ të makinës për të kërkuar çdo detaj alarmues që zgjidhte në imazhe, i cili mund të varionte nga madhësia deri te rregullimi i enëve të gjakut.

Në analizën përfundimtare u tregua se mjeti i inteligjencës artificiale ishte në gjendje të parashikonte njerëzit që do të kishin “ngjarje të mëdha kardiovaskulare”, si atakë në zemër ose goditje në tru, brenda një dekade me saktësi 70%.

Hulumtuesit shpresojnë që në të ardhmen kushdo që bën një test syri të mund të marrë një njoftim për shëndetin e zemrës së tij të dërguar në telefonin e tij.

Studimi, i botuar në revistën “Cardiovaskular Diabetology”, është financuar nga “Fondacioni Britanik i Zemrës” dhe Instituti Kombëtar për Kërkime Shëndetësore dhe Kujdestare (NIHR), shkruan Mirror.

Related Posts