Mehdi Taremi do të jetë pjesë e Interit sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e nënkampionëve të Europës kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin iranian.

31-vjeçari, emri i të cilit është lidhur në të kaluarën me Milanin, ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Porton. Klub ku bën pjesë prej gushtit të vitit 2020.

Fabrizio Romano raporton se zikaltrit kanë gjetur akordin me menaxherët e sulmuesit. I cili do të kryejë testet mjekësore përpara se të firmosë parakontratën me Interin.

Sipas marrëveshjes mes dy palëve, sulmuesi aziatik do të jetë pjesë e Interit deri në 2026, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit (2027).

Taremi ka një eksperiencë të madhe mbi supe, teksa me fanellën e kombëtares së Iranit numëron 46 gola në 82 ndeshje.

Një përforcim i rëndësishëm në sulm për trajnerin Inzaghi, ndërkohë që Interi siguron përforcimin e radhës pa shpenzuar asnjë cent për kartonin e lojtarit./Supersport

https://www.facebook.com/fabrizioromanoherewego/posts/999172078676950?ref=embed_post

Related Posts