Amerikania Andrea Michelle Reyes, e cila u rrëmbye në Konektikat si fëmijë, është gjetur e gjallë 25 vjet më vonë në Meksikë, raportoi The Guardian.
Reyes ishte dy vjeç kur u mor nga nëna e saj, Rosa Tenorio, në tetor 1999, sipas një deklarate nga policia e New Haven.
Tenorio nuk kishte kujdestarinë ligjore të Reyes, babai i të cilit ishte kujdestari, tha policia.
Policia e New Haven dhe FBI kanë marrë një urdhër arresti për Tenorio, e cila dyshohet se ka ikur me vajzën e saj në Meksikë dhe besohet se ende banon atje.
Çështja u fashit deri në vitin 2023, kur një detektiv policie filloi të rihetonte rrëmbimin e Andreas.
Duke përdorur një kombinim intervistash, urdhra kërkimi dhe media sociale, detektivi Kealin Nivakoff përcaktoi se Reyes jetonte në qytetin meksikan të Puebla, i cili ka një popullsi prej më shumë se një milion dhe ADN-ja konfirmoi identitetin e vajzës.