Gjykatësi mbikëqyrës i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj, Avdullah Mecinaj, është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Klinë e Epërme, në Skenderaj.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Rasti ka ndodhur sot, ndërsa trupi është dërguar për obduksion,” ka deklaruar ai.
Ndërkohë, në disa media është raportuar se gjyqtari Mecinaj dyshohet se ka kryer vetëvrasje, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga autoritetet përkatëse.